Filloi seanca e Këshillit të Sigurimit, nuk marrin pjesë …

Ka filluar seanca e Këshillit të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku duhet të debatohet rreth vendimit për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, për ballafaqimin me pandeminë e Kovid 19.

Nga Kabineti i presidentit njoftojnë se në mbledhje nuk kanë ardhur kryeministri Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.