Filloi Samiti për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit!


Lajme
Filloi Samiti për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit!
03/07/2019 11:01

Filloi Samiti i gjashtë i shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit i cili po mbahet në Poznjanj të Polonisë. Polonia në këtë proces u përfshi në vitin 2018 ndërsa në vitin 2019 kryeson me procesin.

Duke filluar nga sot e deri më 5 korrik do të zgjasë Procesi i Berlinit dhe Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sot do të ketë forum ndërsa ditën e nesërme do të ketë Biznes forum BE-Ballkani Perëndimor dhe forum të Shoqërisë Civile.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Shimon Shinkovski vel Senk theksoi se kjo konferencë e organizuar paraqet platformë për dialogun evropian dhe bashkëpunim e cila jep mbështetje për politikën e zgjerimit të KE-së.

Në Samitin e gjashtë të shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit janë gjashtë partnerë të Ballkanit Perëndimor, Komisioni Evropian, vende të veçanta të Bashkimit Evropian, Organizata Ndërkombëtare dhe Rajonale si dhe Institucione Ndërkombëtare Financiare.

Ky proces u ngrit në vitin 2014 nga ana e Qeverisë së Gjermanisë, këtë vit e pranishme do të jetë edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjithashtu është paralajmëruar edhe konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrave, të Polonisë, Matush Moravijecki, Kancelares gjermane Angela Merkel, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, kryeministër i Bullgarisë.