Filloi regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe apartamenteve

Në 50 rajone të vendit filloi regjistrimi i popullsisë. Operacioni statistikor zyrtarisht filloi sot në ora 08:00 dhe do të zgjasë deri më 30 shtator. Gjithashtu do të vazhdojë edhe regjistrimi i diasporës (online) që filloi më 1 mars. Deri më tani në diasporë janë regjistruar 191 mijë qytetarë.

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut po bëhet pas pothuajse 20 vjetësh. Herën e fundit një operacion i tillë statistikor është bërë në vitin 2002.
Autoritetet sigurojnë se gjithçka është gati për regjistrimin e popullsisë, i cili do të sigurojë një numër të saktë të popullsisë.

Kujtojmë që procesi i regjistrimit ishte planifikuar për në muajin prill, por për shkak të situatës me pandeminë u shty. Operacioni statistikor po kryhet sipas protokolleve, dy të tretat të regjistruesve janë të vaksinuar. Ndërkaq qytetarët të cilët nuk do t’i pranojnë regjistruesit e pavaksinuar atyre do t’u sigurohen regjistrues të vaksinuar.