Filloi projekti “Trajtimi i hershëm i fëmijëve me nevoja të veçanta dhe këshillimi i prindërve” në Tetovë

Projekti “Trajtimi i hershëm i fëmijëve me nevoja të veçanta dhe këshillimi i prindërve” është projekt në bashkëpunim me Ministrinë për punë dhe politikë sociale, Komunën e Tetovës dhe qendrën “Imago-Plus” si dhënës i shërbimeve.

Me ndryshimin e Ligjit për mbrojtje sociale vendoset në funksion dhënia e shërbimeve sociale ku prindërit që kanë fëmijë me nevoja të veçanta do të mund të marrin trajtimin e duhur në këtë qendër të liçensuar nga Komisioni për liçensim pranë Ministrisë për punë dhe politikë sociale.

Qëllimi i projektit është identifikimi i hershëm i fëmijëve me nevoja të veçanta, ku me vetinkluzionin arrihet pranim i dallimeve, dhe ku shfrytëyzes kryesorë janë vetë fëmijët dhe prindërit e tyre.

Me këta fëmijë do të punojë kuadër adekuat i trajnuar si psikolog, punëtor social, logoped dhe defektolog.