Filloi pagesa e pagave të punonjësve shëndetësor


FSSHRMV njofton opinionin se prej sot filloi pagesa e pagave e të punësuarve në Institucionet shëndetësore publike, një pjesë prej tyre tashmë i kanë në llogaritë e tyre.

Pagesa do të realizohet gradualisht, në etapa, dhe pritet të përfundojë në 48 orët në vijim.

Fondi i falënderon të gjithë punonjësit shëndetësor për durimin gjatë kësaj periudhe kur po përballet me sulme kibernetike, me çka po bëhen përpjekje maksimale që problemi të tejkalohet sa më shpejt.