Dymbëdhjetë milionë euro do të investohen në qarkoren e Tetovës me gjatësi 5,4 kilometra në shtrirjen nga fshati Trebosh deri në fshatin Neproshten, ndërtimi i së cilës filloi sot në prani të kryeministrit teknik, ministrave, deputetëve dhe përfaqësuesve tjerë.
“Ndërtimi i kësaj qarkore është projekt që do ta përshpejtojë zhvillimin ekonomik të rajonit, do të lehtësojë trafikun dhe do të lehtësojë qasjen e shumë kompanive që veprojnë në këtë pjesë të vendit”, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski.
Mjetet janë siguruar nga buxheti i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore si pjesë e programit vjetor të investimeve. – Është planifikuar të ndërtohet 5.4 kilometra rrugë, pra rruga do të ketë dy korsi nga të dyja anët me gjerësi totale 6.60 metra. Në të dy anët e rrugës do të ketë rrugë paralele shërbimi tampon në të gjithë gjatësinë e segmentit me gjerësi rreth tre metra, informon drejtori i NRRSH Rustemi.