Filloi mbledhja e Këshillit të Sigurimit

Ka filluar mbledhja e Këshillit të Sigurimit në “Vila-Vodno”, e thirrur nga presidenti Stevo Pendarovski. Në mbledhje marrin pjesë kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev, ministri i mbrojtjes, ai për punë të brendshme dhe për punë të jashtme, Radmila Sheqerinska, Oliver Spasovski dhe Bujar Osmani.

Prezent janë edhe këshilltarët dhe profesorët universitar Goce Trajanovski, Nenad Markoviq dhe Veton Latifi.

Në mbledhje krahas anëtarëve të përhershëm me ftesë të presidentit Pendarovski marrin pjesë edhe Erolld Musliu, Viktor Dimovski dhe Zoran Angellovski si dhe kryeshefi i shtatmadhorisë së ARM-SË, Vasko Gjurçinovski.
Sipas kumtesës së lëshuar nga kabineti i presidentit në mbledhje do të bisedohet për situatën në vend pas anëtarësimit në NATO.