Filloi kongresi i parë i Alternativës, mungon një deputet

Partia Alternativa po mban kongresin e parë në Orkestrën Filarmonike të Maqedonisë së Veriut – Shkup. Ajo që vërehet në këtë kongres të parë të është mungesa e deputetit Skënder Rexhepi-Zejdi. Rexhepi para pak ditësh në emisionin “Clikck” në TV21 ka qenë mjaft kritik ndaj strukturave të parisë, por veçanërisht ndaj kryetarit Afrim Gashi, ku dhe nuk mohoi se mund të largohet përfundimisht edhe nga partia.