Fillimisht janë rrahur e më pas kanë filluar krismat në rrugën e Plastikave

Sonte në rrugën e njohur si “Rruga e Plastikave” ka ndodhur një përleshje masive mes disa personave.

Siç mësohet fillimisht ka pasur përleshje fizike e më pas kanë nisur të shtënat me armë zjarri, pas së cilës janë plagosur të paktën tre persona.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë në qendrën kirurgjikale “Shën Naum Ohridski” dhe në qendrën emergjente në klinikën “Nënë Tereza”.

Në vendngjarje ndodhen ekipet e Prokurorisë dhe MPB.