Filipov: “Historia t’u lihet historianëve, të mos pengoj integrimin e vendit”


Ish diplomati Gjorgji Filipov e vlerëson se pozitive vizitën e një dite më parë të kryeministrit bullgar në Shkup. Ai thotë se krijimi i grupeve të punës për më shumë çështje është gjë e mirë kurse historia t’u lihet historianëve. Mosmarrëveshjet eventuale për faktet historike nuk duhet të pengojnë eurointegrimin e vendit, shtoi Filipov.

Fjalori pozitiv dhe atmosfera pozitive e krijuar një ditë më parë gjatë vizitës së delegacionit bullgar në Shkup dhe takimeve me aktorët në vend, paraqet një fillim të ri në procesin e negociatave mes dy vendeve. Kështu vlerëson edhe ish ambasadori Gjorgji Filipov. Ai thotë se nëse s’mund të gjendet zgjidhje për çështjet që kërkojnë kohë, mund të fillohet nga çështjet të cilat mund të realizohen.

“Vizita e kryeministrit bullgar Kirill Petkov ishte pozitive edhe nga ana jonë, edhe nga ana e tyre. Kjo d.m.th. se u jepet një implust të ri raporteve në përgjithësi, veçanërisht për negociatat që bëhen në bazë të marrëveshjes që është firmosur. Është një qasje e re dhe fillim i ri. Vërejtëm lëshime të caktuara si nga njëra ashtu edhe nga ana tjetër nga ana qëndrimet e palëkundura të vendosura nga disa parti të caktuara politike”, tha Gjorgji Filipov, ish ambasador

Filipov vlerëson se është gjë e mirë që historia u lihet historianëve dhe kurse politikanët vazhdojnë bashkëpunimin i cili sipas tij, duhet të rezultojë me heqjen e vetos bullgare për vendin për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Pak do të ndihmojë kjo atmosferë e relaksuar politike, normalisht. Është mirë që politikanët nuk do të lejojnë të jenë peng i asaj nëse historianët do të gjejnë gjuhë të përbashkët ose jo. Secili ta shohë punën e tij. Nëse gjejnë gjuhë të përbashkët, kjo do të jetë mirë. Nëse nuk gjejnë, munden ta kërkojnë por ajo nuk duhet të lidhet drejtpërdrejt me fillimin e negociatave. Tani kemi një grup të ri temash për të cilat mund të diskutohet dhe të dalin rezultate konkrete”, tha Gjorgji Filipov, ish ambasador.

Ish ambasadori Filipov vlerëson se është e panevojshme që një marrëveshje eventuale të miratohet në Kuvend, meqë ekziston një marrëveshje e ratifikuar dhe dy rezoluta në parlamentet përkatëse. Çdo marrëveshje, thotë ai, mund t’u përmbahet atyre kornizave.