Filipçe: Votimi i të sëmurëve me Kovid-19 deri tani pa probleme

Janë formuar këshilla zgjedhorë me mjekë për zhvillim të procesit zgjedhor te të sëmurët me Kovid-19 dhe personat në vetizolim, ata janë furnizuar me pajisje përkatëse mbrojtëse, votimi realizohet dhe deri tani nuk ka informata për ç’farëdo lloj probleme, deklaroi sot në Sveti Nikollë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Në nivel të gjithë shtetit sot të drejtë të votimit kanë 706 persona të sëmurë me Kovid-19 dhe në vetizolim, ndërsa nesër është parashikuar të votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm numri i të cilëve arrin 8.852, personat në 12 Institucione ndëshkuese-përmirësuese dhe atë 1.657 të burgosur dhe gjashtë persona shpërngulës të brendshëm.

Në 17 shtëpi të pleqve të drejtën e votës do të mund ta realizojnë 357 votues.