Filipçe: VMRO-DPMNE me qëllim po e vë në rrezik shëndetin e qytetarëve


Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe vlerëson se kërkesa e VMRO-DPMNE-së për formimin e Komisionit Special për përballje me KOVID-19, të cilën do ta kishte zgjedhur Kuvendi, është vetëm mënyrë të tregohet gjoja përkujdesje dhe konstruktivitet, ndërsa në thelb ky propozim është i pabazuar.

“Në Komisionin për Sëmundje Infektive marrin pjesë profesionist të vërtet, ekspert në fushën e tyre. Nga fillimi i krizës të gjitha vendimet, rekomandimet dhe masat e Komisionit janë sjellë në bazë të analizave epidemiologjike dhe në interes të shëndetit të qytetarëve”, ka thënë Filipçe. Ai ka thënë se VMRO-DPMNE me bllokimin në ndryshimet për Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet infektive po e kërcënon shëndetin e popullatës.

“Kjo është një mënyrë e menduar edhe tentim tendencioz për pikë politik e cila në mënyrë direkte e kërcënon shëndetin e popullatës. Nga fillimi i krizës në vend nga opozita nuk kemi parë asgjë tjetër përpos opstrukcioneve dhe kritika. Ajo që e vërteton faktin se nuk mendojnë për shëndetin e qytetarëve është fakti se vazhdimisht merren me diskreditimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, duke e zhvlerësuar ekspertizën e anëtarëve edhe përpjekjet e tyre për tu përballur me krizën”, ka thënë FIlipçe. /SHENJA/