Filipçe: Virusi ka humbur virulencën, shtretër të lira ka në spitalet

Ministri i shëndetësisë i pyetur nëse ka kapacitet tani shteti për të pranuar gjithë pacientët, ai tha se ka shtretër në Klinikën infektive.

“Nga 110 në Klinikën infektive, 70 janë të zënë. Spitali mobil është tërësisht i zbrazur, atje ka 70 shtretër dhe në spitalin 8 shtatori rreth 40 shtretër. Kjo nuk është çështje që është rrezik. Kjo analizë intensive ishte që të parashikohet e tërë gjendja”, tha Filipçe.

Sa i përket virulencës së virusit, tha se një numër të madh janë ende asipmotmaik edhe pse kanë kaluar një javë ose dhjetë ditë.

“Një numër i vogël janë në aparate për frymëmarje”, deklaroi Filipçe.