Filipçe: Vaksinat mbrojnë edhe nga lloji indian i coronavirusit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot njoftoi se gjatë periudhës së ardhshme vijon vaksinim me tempo të përshpejtuar.
Ai tha vaksinat mbrojnë edhe nga lloji indian i coronavirusit, duke thënë në disa vende të tjera të vaksinuarit janë infektuar me llojin indian, por një përqindje e madhe e kanë kaluar lehtë dhe pa hospitalizime.

“Vlerësimet tona tregojnë se nuk ka ndonjë rrezik nga një valë e e re në periudhën e ardhshme. Por, duhet të jemi të kujdesshëm. Kishim raste ku persona të vaksinuar janë infektuar me virusin në disa vende. Megjithatë në 98% e kanë kaluar lehtë dhe pa nevojë për hospitalizime”, tha Filipçe.

Ndryshe, në Maqedoni janë aplikuar gjithsej 488.010 doza të vaksinave, ndërsa 206.163 qytetarë janë rivaksinuar.