Filipçe: Vaksinat e para kundër virusit do të arrijnë në janar


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën për media deklaroi se në vend do të arrijnë vaksinat kundër Kovid 19 ne fillim të janarit edhe atë nga shteti i Bullgarisë si donacion.

“Vaksinat e para priten të vijnë në janar të vitit 2021 dhe do të arrijnë nga Bullgaria. Të gjithë vaksinat të cilat do të jenë të destinuara për Bullgari, një pjesë e tyre do të jetë e denstinuar edhe për vendin tonë. Përveç Bullgarisë donacion i vaksinave pritet edhe nga Polonia dhe Greqia”, deklaroi Filipçe.

Filpçe shtoi se masat e reja të cilat janë në fuqi deri më tani kanë dhënë efektin e duhur.

“Jemi në periudhë para festave të fundivitit, por kemi lënë pas vetes një vit shumë të vështirë dhe besoj se viti tjetër do të jetë shumë më i mirë. Apeloj deri te qytetarët të festojnë me përgjegjësi me rrethin e familjes duke respektuar protokollet dhe masat e përcaktuara. Masat që i kemi ndërmarrë kanë dhënë rezultatin ashtu siç kemi prit”, tha Filipçe.

Filipçe apeloi deri te qytetarët Vitin e Ri ta festojnë në gjirin familijar.