Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një dalje për media, bëri të ditur se tani fokusi është vendosur që të vaksinohen edhe më të rinjët, pasi që tani ato janë kategroia më e rrezikuar. Filipçe shtoi se 53% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar.
“Analizat tona tregojnë se procesi i vaksinimit po shkon shumë mirë. Shtrirja e vaksinimit po rritet, qytetarët mbi 40 vjeç janë vaksinuar 53%. Tani prandaj e vendosim aksentin që të vaksinohen edhe më të rinjët. Tani ato janë kategori që janë më pak të mbrojtura, virusi po përhapet mes tyre. Kemi treguar se vaksina është e sigurt dhe efikase nuk duhet të ketë frikë”, tha Filipçe