Filipçe: Vaksina është ar*ma më e fortë në lu*ftën kundër virusit

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe derisa njoftoi fillimin e fushatës “Vaksinohu”, deklaroi se vaksina është ar*ma më e fortë në lu*ftën kundër pandemisë. Sipas tij vetëm përmes vaksinës gjendja epidemiologjike në vend do të mund të stabilizohet.

“Po promovojmë fushatën për vaksinimin nacional. Fushata ka për qëllim që t’i informoj qytetarët për përfitimet nga vaksinimi si mbrojtje shëndetësore personale dhe kolektive nga Kovid-9, ta rris përgjegjësinë dhe vetëdijesimin tek popullata për rëndësinë e vaksinimit. Që të hedh poshtë të gjitha mitet dhe dezinformatat të ndërlidhura me vaksinat dhe t’i nxisë qytetarët që të vaksinohen, që të mbrojte vetveten dhe të afërmit dhe të japin kontributin e tyre ndaj shëndetit kolektiv. Dhe stabilizimit sa më të shpejtë të gjendjes. Kjo është gjendje krize dhe vetëm me vaksinim mundemi që ta tejkalojmë krizën. Për momentin po ballafaqohemi me një valë të re të pandemisë.