Filipçe: Ulje e numrit të personave të infektuar

Raportet javore flasin për trend në rënie të numrit të personave të infektuar nga virusi Korona në vend, bën të ditur ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Me gjithë trendin në ulje, vazhdojmë të jemi të kujdesshëm, thot ministri.
“Raportet javore flasin se për atë se faktori i bartjes së virusit po zvogëlohet, por a do të jetë ky trend i tillë, nuk është mirë të thuhet. Nëse vazhdon kështu siç është javët e fundit, kjo do të jetë trend, por jemi të kujdesshëm, pasi janë të mundura befasi.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Piku i fundit shkaktoi vështirësi të shumta në punën e punëtorëve shëndetësorë, por pacientëve megjithatë u është dhënë ndihma e nevojshme si dhe janë siguruar teste të mjaftueshme për të konfirmuar personat e prekur. Sistemi është vendosur që çdo pacient duhet të udhëhiqet nga mjeku amë, thotë ministri.

“Protokolle, rregulla dhe mendim profesional për rolin e disa medikamenteve, duke pasur parasysh se ilaç konkret për këtë sëmundje nuk ka nga kolegjiumi profesional i Klinikës për Sëmundje Infektive, si temë për të diskutuar disa herë, prandaj ajo që mjeku amë është përfshirë në tërë procesin siç është vendosur sistemi, do të thotë se çdo pacient duhet të udhëhiqet nga mjeku amë.”,- theksoi Filipçe.

Aktualisht në nivel vendi ka mbi 21 mijë raste aktive, ndërsa kjo shifër ditë më parë kishte tejkaluar mbi 22 mijë persona. Derisa në 24 orët e fundit në qendrat e Kovidit në Shkup janë hospitalizuar 43 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i personave në trajtim spitalorë në Shkup arrin në 477 persona.