Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe tha se si grupe prioritetit që do të marrin vaksinën do të jenë punëtorët shëndetësor që punojnë me KOVID pacientët, qytetarët mbi 65 vjeçar dhe pacientët me sëmundje kronike, të punësuarit në infrastrukturën kritike dhe në transport.
“Pandemi është shumë e fuqishme ka shumë të infektuar para nesh është një periudhë e grumbullimeve familjare, apelojë të vetpërmbahemi nga festime të tilla, jam i bindur se vitin e ardhshëm do të festohen sic ka qenë më herë, por këtë vit nuk duhet të grumbullohemi”, ka deklaruar Filipe.
Ai tha se janë siguruar mbi 833 mijë doza për 400 mijë qytetarët. Më pas do të ketë edhe 800 mijë doza tjerë për 400 mijë qytetarë tjerë dhe ndoshta do të ketë edhe doza të tjera.
“Qëllimi është 60 deri në 70 për qind të popullatës të vaksinohen ngase ekspertët vlerësojnë se më këtë mund të arrihet imuniteti”, tha Filipçe.
Vaksinat do të arrijnë në dy tre muajt e parë të vitit të ardhshëm.
Vaksina, tha Filipçe do të kushtojë 10 euro.