Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë të ditur se të parët që do të vaksionohen me vaksinën anti-Covid nga kompania “Sputnik V”, janë të moshuarit që janë të strehuar në shtëpitë e pleqve në vend.
“Sa i takon vaksinimit, në udhëzim qëndron se ajo nuk rekomandohet për lehonat, dhe asnjë kunëefekt tjetër. Do të thotë vazhdojmë me planin e imunizimit, ku qytetarët më të mëshuar me sëmundje kronike. Ajo që dje dhe sot kanë punuar përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe është përpiluar plani dhe me shumë gjasë do të përfshihen të moshuarit në shtëpitë e pleqve”, tha Filipçe, transmeton TV21.
Vaksinimi do të realizohet në shtëpitë e pleqve.
Përndryshe, vaksinat nga kompania “Sputnik V” kanë zbritur në Aeroportin e Shkupit. Sasia e parë përfshin 3 mijë vaksina. Janë paraparë për dozën e parë të vaksinimit, ndërkaq në ndërkohë pritet të arrijnë edhe sasia tjetër për dozën e dytë.