Filipçe tregon se çfarë do të ndodhë me terminet e anuluara!

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se nesër do të ketë takim me drejtorët e Klinikave për kthim gradual normal të punës por me mënyrë të re nëpërmjet “Termini im” që të mos krijohet turma nëpër spitale.

-Për kthimin e funskionimit normal të spitaleve nesër do të kemi një takim me drejtorët e klinikave dhe do të bisedojmë për sistemin e ri të prenotimi përmës “Termini im”, kështu dhe gjithë ato termine që janë anuluar në këtë periudhë do të kenë prioritet, deklaroi Filipçe.