Filipçe tregon se sa qytetarë do të marrin vaksinën kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se në Maqedoni do të vaksinohen 1 milion e 200 mijë qytetarë.
“Dje arriti letra nga mekanizmi kovaks se është e mundshme që përmes këtij mekanizmi të arrijnë në fund të janarit apo në shkurt”, tha Filipçe.

Sipas tij, afati i fundit për aplikim ka qenë 18 janari, dhe pas kësaj date do të dihet kur do të vijnë vaksinat e para.
“Sipas letrës së tyre bëhet fjalë për vaksinën Faizer”, tha Filipçe.