Filipçe tregon se a do të ketë orë policore

Për momentin nuk do të ketë orë policore për momentin. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë pres konferencës së sotme.
Ai tha se po ndiqet me kujdes situata posaçërisht në vendet më kritike si Tetova dhe Gostivari.

Filipçe, njoftoi se kapacitetet spitalore në Tetovë janë mbushur, ndërsa prej nesër në funksion do të vendoset edhe spitali modular në Shkup.
Ministri i Shëndetësisë njoftoi se në qeveri është diskutuar edhe për vendosjen e testeve PCR në kufij për hyrje në shtet, pa dallim nëse bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë së Veriut apo të huaj.
Sipas tij, ka mbetur të caktohet vetëm koha kur do të kërkohen testet ose vërtetimi për vaksinim.