Filipçe tregon për gjendjen në spitalin e Kumanovës

Këtë mëngjes vizitova spitalin e Kumanovës. Puna po shkonte pa probleme dhe organizimi ishte i mirë. Pasi u diagnostikuan 18 punonjës me Covid-19, u bë një riorganizim i mirë i punës. Disa ditë më parë, dy mjekë nga Shtipi dhe Shkupi erdhën për të mbështetur punonjësit e departamentit të sëmundjes infektive, të cilët i përmbushin kapacitetet.

Janë gjithsej 700 punonjës në spitalin e Kumanovës. Përveç 18 prej tyre që janë me Covid-19, nuk ka asnjë tjetër nga personeli që është në izolim.

Drejtoresha e spitalit më njoftoi se ajo ka një numër të mjaftueshëm të pajisjeve mbrojtëse dhe plotësohet vazhdimisht.

Ministria e Shëndetësisë vazhdon të monitorojë nga afër situatën në Kumanovë dhe nëse ka nevojë për mbështetje shtesë sa i përket burimeve.