Filipçe tregon kur do të ketë shpallje për specializimet shtetërore


Ministria e Shëndetësisë në shtator do të publikojë shpallje publike për të gjithë specializimet shtetërore të cilat janë të nevojshme në institucionet shëndetësore në vend, paralajmëroi mbrëmë në Probishtip ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton Portalb.mk.

Ai ka thënë se është bërë analizë për specializimet e nevojshme, ndërkaq është siguruar edhe numër përkatës i mentorëve për specializimet përkatëse, të cilat i kërkojnë institucionet shëndetësore.

Sipas Filipçes, pranimi i mjekëve të rinj nuk mundet për momentin ta zgjidh problemin, pasi që mjekët duhet që të shkojnë në specializim dhe pas disa vitesh ata do të munden ta marrin ngarkesën e punës së tyre.

“Në ato vende ku mungojnë specialistë përkatës, ne do të bëjmë marrëveshjes me shtëpive shëndetësore dhe klinikave në Shkup. Për shembull, mungesën e gjinekologëve ashtu e zgjodhëm në disa qytete të vendeve. Edhe në shumë vende të zhvilluara evropiane problem aktual e kanë deficitin e mjekëve. Për atë po e zhvillojmë një projekt multisektorial, i cili nënkupton vizitë të brendshme dhe shërbime patronazhi, për të gjithë shërbimet që qytetarët, gjegjësisht pacientët do të mund t’i marrin në shtëpitë e tyre ose në ambulancat të cilat për momentin janë të zbrazëta”, theksoi Filipçe.