Filipçe trego numrin, ja sa qytetarë janë vaksinuar deri më tani

Imunizimi masiv në Maqedoninë e Veriut sot vazhdon me të punësuarit mediatik, ndërsa, nga e mërkura vaksinimi në të gjithë shtetin do të vazhdojë me kategoritë e mbetura të të moshuarve, duke vijuar me ato të infrastrukturës kritike.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipe, njoftoi se të gjithë ata që kanë qenë të rrezikuar nga Kovid-19, në disa institucione të larta shtetërore tani më janë vaksinuar, ndërsa, u bëri apel pjesës të mbetur të qytetarëve të kenë durim deri në arritjen e vaksinave tjera. Filipçe tha se deri më tani janë imunizuar 25 mijë qytetarë.