Filipçe thotë se “Sinovak” është e sigurt dhe efikase

Nesër pritet arritja e 500.000 vaksinave “Sinovak” në Shkup.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka sqaruar se kjo vaksinë është efikase dhe e sigurt.

“Ka efikasitet të lartë për parandalim të formës së rëndë të sëmundjes, jepet në formë muskulore në shpatull, rekomandohet edhe te gratë shtatzëna, ku përfitimet e vaksinimit të gruas shtatzënë janë më të mëdha sa rreziqet potenciale. Rekomandohet të përdoret te gjidhënëset si dhe te personat e moshuar”, shkruan mes të tjerash Filipçe duke lexuar edhe karakteristikat e vaksinës