Filipçe: Tetova dhe Shkupi janë më kritike, nuk ka presion në spitale

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në një konferencë për shtyp deklaroi se lloji i virusit delta është dominante në vend, por edhe dhe në rajon.
“Tetova është qyteti më kritik, ku ka 45 pacientë të shtruar në spital. Numrat janë të lartë në Shkup dhe Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Strumicë. Megjithatë, për momentin nuk ka presion në spitale.

Nën 10% në spitale janë pacientë të cilët janë plotësisht të vaksinuar dhe janë në gjendje të mirë, pra jo kritike”, tha Filipçe.
Filipçe tha se vaksina mbron 70-80% nga coronavirusi dhe që është më e rëndësishmja zvogëlon vde*kshmërinë nga virusi delta për 20 herë.

Ministri shton se në Tetovë, një numër i madh i pacientëve ishin në festime. Prandaj, nga 16 gusht, të gjitha llojet e tubimeve dhe festimeve në ambiente të mbyllura janë të ndaluara.
Filipçe tha se ekziston një numër i mjaftueshëm i vaksinave, pra 400.000, që do të thotë se vaksinimi do të vazhdojë pa probleme. Ai u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen, në mënyrë që të fitojnë imunitet kolektiv dhe të mos kenë ndalime apo kufizime.