Filipçe: Tërësisht janë shëruar 91 për qind e punonjësve shëndetësor të infektuar me Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në Facebook publikoi se 91 për qind e punonjësve shëndetësor të cilët ishin të infektuar me Covid-19 tani janë shëruar tërësisht.

“U jap nderime për guximin dhe përkushtimin. Të gjithë të tjerëve u dëshirojë shërim të shpejtë”, shton Filipçe në publikim.

Në një publikim tjetër, ai thotë se deri në fund të javës që vijon do të finalizohet mënyra e lëvizjes së qytetarëve dhe kalimi i kufijve me Greqinë fqinje.