Filipçe: Teknikisht mund të ndryshohet anketa epidemiologjike, mirë është që ka shumë pak raste pozitive në postblloqe

Pyetjet teknike në anketën epidemiologjike në lidhje me faktin nëse personi ishte jashtë vendit apo kishte kontakte me person që ishte jashtë vendit mund të ndryshohen nga ana e mjekëve amë me përvojë, thotë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“E vërtetë është që këto pyetje janë që nga fillimi dhe i referohen nëse personi ka pasur kontakte jashtë vendit, por mjekët amë janë me përvojë dhe teknikisht mund ta ndryshojnë pyetjen”, deklaroi ministri në përgjigje të pyetjes gazetareske, nëse do të ketë ndonjë ndryshim të këtyre pyetjeve, duke marrë parasysh se tashmë virusi po përhapet në nivel lokal.

Sipas Filipçes, është pozitive që në postblloqet e testimit janë vërejtur shumë pak raste pozitive me koronavirus.

“Shumë me rëndësi është që kemi zbuluar se në postblloqet ka pasur shumë pak raste pozitive me Kovid-19. Nga personat që paraqiten, të cilët aplikojnë në anketën, kryesisht raste pozitive, janë ata të cilave u afrohen epidemiologët, pacientët të cilët tashmë kanë simptoma serioze që tregojnë për inflamacion të mushkërive të bardha, të cilat mund të vijnë nga koronavirusi”, tha Filipçe.