Filipçe: Të mos grupohemi për festa tash kur po ulet numri i të hospitalizuarve!

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë thirrje sërish për të mos festohet me grupimet tradicionale gjatë festave të fundvitit.

Ai ka deklaruar se qytetarët duhet që të jetë të vetëdijshëm dhe ta ruajnë trendin e uljes së personave që po hospitalizohen. Filipçe ka deklarur se masat e reja do të japin rezultate edhe më të mira.

“Bëj apel që këtë festë ta festojmë jo siç dijmë ta festojmë tradicionalisht me grupime. Të qëndrojmë të gjithë në shtëpi, të ndihmojmë në mos grupimin që të tejkalohet edhe kjo krizë. Besoj se masat e reja do të japin rezultate edhe më të mira. Po ulet numri i pacientëve të cilët pranohen në spitale dhe besoj se qytetarët me vetëdijen dhe ndërgjegjen e tyre do të ndihmojnë seriozisht të punësuarit shëndetësor”, deklaroi Filipçe.