Filipçe: Të lahen apo dezinfektohen duart pasi të përdoret transporti publik

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Facebook sot publikoi rekomandime për udhëtarë të cilët përdorin transport publik.

-Rregullisht lani apo dezinfektoni duart, veçanërisht pas prekjes së sipërfaqeve në hapësirës publike (mbajtëse, doreza, butona), mbuloni gojën me shami apo me këndin e bërrylit nëse kolliteni apo teshtini dhe gjithmonë kur keni mundësi, përdorni biçikletë apo ecni në këmbë, thekson ministri në rekomandimet.