Filipce: Të gjitha vaksinat janë të sigurta, unë do të vaksinohesha edhe me kinezen

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, informoi sot se do të nënshkruhet një marrëveshje për furnizimin e 200 000 vaksinave kineze dhe vaksinat Astra Zeneka priten në mars. Filipçe tha se ai vet do të vaksinohej me çdo vaksinë që do të ishte në dispozicion nëse do të ishte radha e tij, përfshirë edhe atë kineze.

Nuk kam asnjë rezervë për asnjë vaksinë, qytetarët duhet të binden se të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Ky është një problem global me sigurimin e vaksinave, të cilat i kanë Austria, Gjermania dhe vendet e tjera. Ne do të jemi ndër vendet e para që në një moment do të sigurojmë vaksina për shumicën e popullatës – tha Filipce