Filipçe takon ambasadoren Byrnes: “Qeveria amerikane siguron 3.1 milionë dollarë kundër Kovid-19”

Qeveria e SHBA-së sot paralajmëroi 2,7 milionë dollarë ndihmë për vendin për luftë kundër Kovid-19, përmes USAID-it, të cilët do të lidhen me donacionin në pajisje dhe materialeve shpenzuese në vlerë prej 400 mijë dollarëve për Maqedoninë e Veriut, për të njëjtin qëllim. Me këtë, nga fillimi i pandemisë, ndihma e përgjithshme e SHBA-së për Maqedoninë e Veriut për përballje me Kovid-19 tejkalon 9.2 milionë dollarë, informon USAID.

Ndihma e re e ofruar përmes Agjencisë së SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar (USAID) do të realizohet në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të forcuar më tej kapacitetin e sistemit të kujdesit shëndetësor për t’iu përgjigjur pandemive të llojit krize si pandemia Covid-19 dhe të sigurojë një shkallë më të lartë të vaksinimit kundër Covid-19, si dhe zhvillimin e sigurt të vetë fushatës së vaksinimit.

“Me këtë ndihmë, në bashkëpunim me UNICEF-in, do të zgjerohet fushata informuese për rreziqet e shmangies së imunizimit dhe nevojën e përfshirjes së komunitetit në funksion të shkallës më të lartë të vaksinimit kundër Kovid-19; më tej, do të ndihmojë aktivitetet që synojnë shëndetin mendor dhe mirëqenien e profesionistëve shëndetësorë të përfshirë në trajtimin e KOVID-19; do të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve të furnizimit me ujë, kushteve sanitare dhe higjienike dhe masave për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit; dhe do të mundësojë që të kryhen analiza dhe vlerësime të rëndësishme të të dhënave për të adresuar në mënyrë efektive krizën Kovid-19”, kumtuan nga USAID.

Donacioni i pajisjeve nga Komanda Evropiane e Ushtrisë amerikane lidhet me donacionet e mëparshme të pajisjeve dhe furnizimeve për profesionistët shëndetësorë që punojnë në vijat e para në luftën kundër Covid-19, si dhe ndihmën me testimin dhe trajtimin.

SHBA-ja, shtojn, janë të përkushtuara të punojnë me vendin për t’i dhënë fund pandemisë Kovid-19, për të zbutur pasojat e saj shkatërruese sociale dhe ekonomike dhe për të ndërtuar një botë më të përgatitur se kurrë për përgjigje të përshtatshme të epidemive të ardhshme.