Filipçe: Spitalet janë të stërngarkuar nga persona të cilët nuk janë të vaksinuar

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi sot se spitalet në vend janë të stërngarkuar nga pacientë të cilët nuk janë të vaksinuar. Sipas tij përfshirja më e ulët e vaksinimit është regjistruar në rajonin e Pollogut, Tetovë dhe Gostivar. Ndërkohë që përfshirja me e lartë e vaksinimit është në Ohër, Kavadar, Negotinë dhe Resnjë.

“Me kapacitet të njëjtë do të vazhdojnë të punojnë të gjitha pikat e vaksinimit në shtet. Me një dozë është vaksinuar 43 për qind e popullatës… Ka dallim përfshirja nëpër qytete, përfshirja më e madhe prej 50 deri në 55 për qind është regjistruar në Ohër, Kavadar, Negotinë, Resnjë, gjithashtu. Në Gostivar përfshirja është tejet e ulët, afër 20 për qind. Spitalet janë të stërngarkuara nga pacientë të cilët nuk janë të vaksinuar”, deklaroi Filipçe.