Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi se tani mund të punohet edhe nga shtëpia dhe se ky ka qenë rekomandim që nga fillimi i krizës. Filipçe shtoi se të gjithë duhet të bëjnë kujdes dhe të ruajn shëndetin e tyre.
“Ai është rekomandim i yni që nga fillimi i krizës. Tash që mundet të punojë nga shtëpia dhe online, atë ta bëjë.
Kjo vlen edhe për Kuvendin. Deputetët duhet të jenë të vetëdijshëm, se në këtë mënyrë e ruajnë shëndetin e tyre, nuk ka nevojë për grupime dhe për të ndërmarrë një rrezik të tillë. Ja edhe tash fola me një pjesë të deputetëve që ishin të pranishëm këtu dhe e rekomandova të njëjtën”.
Në pyetjen e TV21 se a ka dërguar ndonjë deputet në izolim, deputeti Jahoski, Filipçe me përgjigje: “Sot do të dimë, sepse ende po kryhet anketa epidemiologjike”, deklaroi Vvenko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.