Gjatë ditës se sotme pritet të arrijnë 10 mijë doza të vaksinës Pfizer, ndërsa pas 30 prillit pritet të arrijnë edhe 200 mijë vaksinat kineze, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai tha se procesi i vaksinimit po vijon mire, ndërsa njoftoi se ka përfunduar rregullimi i sallave në Ohër, Shtip dhe Manastir, për t’i vendosur vaksinat që duhet të vijnë nga Kina. Filipçe gjithashtu apeloi tek qytetarët që të aplikojnë për imunizim përmes faqes së vaksinacija.mk, sepse, siç tha ai, është një nga mekanizmat më të përshtatshëm.