Filipçe: Situata me koronavirusin është …

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp pasditen e sotme informoi rreth situatës me pandeminë në vendin tonë.

Ai tha se situata është stabile dhe numri i të prekurve e vazhdon të bjerë dukshëm edhe përpos testimeve të larta që janë bëre kohëve të fundit, ku kanë arritur edhe 2 000 testime në ditë.

Po ashtu ai shtoi se edhe numri i të shtruarve vijon të bjerë ku prej disa javësh numri i të shtruarve është nën 400 pacientë në të gjitha qendrat COVID-19 në vend. Por ai theksoi se nuk duhet ulur kujdesi dhe se gjendja mund të përkeqësohet me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe prandaj duhet të jemi gati edhe për këtë.