Filipçe: “Situata epidemiologjike është e qetë”

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe duke folur për skriningun në shkolla ka siguruar se situata epidemiologjike me Covid-19 është e qetë dhe se nuk ka fëmijë të infektuar dhe të hospitalizuar.
Ajo çfarë duam të arrijmë me testimin e nxënësve në shkolla – skriningun, është të shihet nëse ka fëmijë të sëmurë asimptomatikë.

“Situata epidemiologjike tani është kryesisht e qetë. Nuk kemi fëmijë të sëmurë, nuk kemi fëmijë të hospitalizuar. 10 deri në 15 fëmijë janë në Kozle dhe në asnjë spital tjetër nuk ka. Nuk ka të dhëna për transmetim në shkolla, por është e rëndësishme të dimë se nëse eventualisht do të zbulonim raste asimptomatike të virusit te fëmijët”, tha Filipçe, transmeton TV21.

Në një prononcim më herët njoftoi se modeli i skriningut është gati dhe se prej nesër do të fillojë marrja e pëlqimit nga ana e prindërve për testimin e fëmijëve të tyre nxënës.
Ka folur edhe për situatën epidemiologjike jashtë institucioneve arsimore.
“Tash situata është me të vërtetë e qetë. Nuk ka radhë para Qendrave të Shëndetit Publik… Tash realisht nuk ka njerëz të rinj që presin për t’u testuar dhe për këtë nuk ka të dhëna se nuk ka termine”, tha Venko Filipçe.