Të gjitha propozimet vijnë nga Ministria e Shëndetësisë, si një formë rekomandimi nga Komisioni për sëmundje infektive, i cili gjatë gjithë kësaj periudhe të kaluar ka mbështetur të gjitha propozimet, sugjerimet dhe rekomandimet e tij bazuar në analizën e numrit të pacientëve të sapo diagnostikuar, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
“Nuk bëhet fjalë për rritjen ose uljen e orëve, por ne po propozojmë një paketë masash. Më të moshuarit janë ndarë nga më të rinjtë dhe kjo është një masë. Shkurtimi i orës policore shkon paralelisht me masën e veshjes së maskës, pra një mbulesë mbrojtëse në gojë dhe hundë”, tha Filipçe. Ministri gjithashtu parashikon që kulmi i pandemisë në vendin tonë do të jetë kah fundi i këtij muajit, ku shtoi se virusi nuk do të zhduket në periudhën e ardhshme.