Filipçe tha se presim që në javën e ardhshme numri i pacientëve të pranuar të jetë më i madh i pacientëve që do të largohen nga spitali dhe për këtë shkak kjo valë duhet të durohet.
“Pas kësaj periudhe pritet të ulet numri i pacientëve. Sot kemi biseduar në takimin e Komisionit, vatër e madhe në shtet është Shkupi, disa komuna në Shkup, ku po punohet në mënyrë intensive të gjenden kontaktet me pengesat e zakonshme me të cilat përballen epidemiologët. Të gjithë qytetet tjera dhe rajone përpos Shkupit dhe pjesërisht Tetovë janë stabile dhe në këtë tregojnë numrat sporadike”, tha Filipçe.
Ai porositi qytetarët që qytetarët duhet të vlerësojnë punën dhe mundin e mjekëve të cilët po japin gjithçka nga vetja që të mbrojnë jetën e të gjithë qytetarëve.