Filipçe: Së shpejti do të promovojmë plan për restriksione plotësuese

Sistemi shëndetësor përgatitet për skenare të këqia me shumë pacientë, por shpresoj se njerëzit do të vetëdijësohen dhe se do t’i respektojnë masat parandaluese dhe nuk do të kemi skenar të tillë thotë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Kemi plan për restriksione plotësuese në pajtim me disa masa, do ta promovojmë së shpejti. Kjo do të thotë restriksione shtesë në rajonet ku ka paraqitje të një numri të madh të pacientëve ose është rre*zik potencial” thekson Filipçe. Ai në intervistë për mkd.mk potencon se në opsion si një nga masat është edhe kthimi i orës policore mbyllja e shkollave dhe objekteve hotelerike dhe ndalesa e tubimeve duke shtuar se në planin e restriksioneve e rëndësishme është edhe qasja rajonale. Sipas tij, skenar më i keq do të thotë numër më i madh i pacientëve edhe nga gripi sezonal të cilët mund t’i okupojnë repartet e njëjta në të cilat tani qëndrojnë të hospitalizuar pacientët me kovid. “Parashikim të saktë askush nuk mund të tregojë, asnjë vend nga rajoni dhe Evropa nuk ka pasur vjeshtë me pandemi” shton Filipçe.