Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dënon ashpër keqpërdorimin dhe shkeljen e Planit nacional për vaksinim. Asnjë person i cili nuk gjendet në grupin i cili për momentin ka prioritet për vaksinim, a ato janë punonjësit shëndetësor të cilët punojnë në Qendrat Kovid dhe pe pacientë të prekur nga koronavirusi nuk guxon të vaksinohet.
Listat për vaksinim u dorëzuan nga ana e drejtorëve të institucioneve shëndetësore dhe të njëjtit menjëherë do të rishikohen, dhe ata të cilët kanë bërë keqpërdorime, do të sanksionohen.