Filipçe: Rezultati im nga testimi për Kovid-19 është…

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sonte në profilin e tij në Fejsbuk, publikoi se rezultati nga testi i tij për Kovid-19 është negativ.

“Sapo më informuan se rezultati im nga testimi për Kovid-19 është negativ. Edhe pse sipas vlerësimit të epidemiologëve, unë nuk isha në rrezik, megjithatë vendosa të mbetem në vetizolim”, ka shkruar Filipçe.

Rezultatin negativ, siç thotë ai, e ka marrë në ditën e tetë të vetizolimit, ku do të mbetet deri në përfundimin e periudhës së inkubacionit prej 14 ditëve.

“Të gjitha aktivitetet e mia dhe menaxhimi me krizën me koronavirusin në vend edhe gjatë javës së kaluar u zhvilluan papenguar. Rregullisht mbaj onllajn takime me Komisionin për sëmundje infektive, kolegët e mi, institucionet, mediumet dhe qeverinë. Ashtu do të jetë edhe gjatë javës së ardhshme. Respektimi i masave deri tani jep rezultate të mira. Nëse mbetemi konsekuent në këtë dhe i adaptohemi ndryshimeve, shumë shpejtë do ta tejkalojmë këtë situatë”, thotë Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai iu falënderua të gjithë qytetarëve për përkrahjen, dhe edhe një herë përkujtoi se përgjegjësia personale është parakusht për shëndet kolektiv.