Filipçe: Respektoni rregullat, çdo gjë është në dorën tonë

Ministri Filipçe gjatë konferencës së sotme për shtyp apeloi edhe një herë qytetarët që të respektojnë rregullat, siç janë maskat, distanca fizike dhe dezinfektimin i duarve. Ai tha se çdo gjë varet nga ne, nëse respektojmë masat, atëherë edhe numri nuk do të jetë kaq i lartë, dhe do të kemi një ulje graduale të numrave në ditët në vijim dhe automatikisht do të kemi edhe lehtësim të masave.