Filipçe: Respekt për motrat medicianale që qëndruan në vijën e parë të frontit kundër Kovid-19

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Facebook derisa u ka uruar Ditën ndërkombëtare motrave medicinale, ka shprehur një falënderim të posaçëm për angazhimin e tyre në luftën kundër virusit korona.

“Motrat medicinale kujdesen për të gjithë në botë. Gjatë periudhës së kaluar puna e tyre ishte edhe më e vështirë. Iu falënderohemi për mundin që dhanë. Në Ditën ndërkombëtare të motrave medicinale respekt dhe mirënjohje për të gjithë që qëndruan në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit”, ka shkruar Filipçe.