Filipçe: Qytetarët që duan të bëjnë testin e koronavirusit të telefonojnë mjekun amë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipëçe, gjatë konferencës për shtyp pasditen e sotme foli mbi gjendjen aktuale me koronavirusin dhe u bëri apel pacientëve që kanë sintoma të koronavirusit të marrin në telefon mjekun familjar dhe më pas ai në bazë të simptomave vendos për të lënë ose jo termin në një nga 14 pikat e testimit që kemi hapur dhe më pas testet shkojnë në Institutin Kombëtar të Laboratorëv ku përgjigja del brenda pak orëve.

“U bëj thirrje edhe një herë pacientëve të mos paraqiten në një nga pikat e testimit por të marrin në telefon mjekun amë, më pas ai do të vendoi në bazë të simptomave që jeni dhe do t’ju informojë më pas për të gjithë procedurën që do të kryeni”- tha Filipçe.