Filipçe: Qytetarët po refuzojnë të paraqiten në spital, këtë e bëjnë fqinjët e tyre


Sa i përket kllasterve, rreth 70 për qind të rasteve janë nga kllaster të njohur, pjesa më e madhe në Çair dhe Saraj ku në mënyrë intensive po punohet këtyre ditëve, tha ministri Filipçe.

“Në Saraj situata është duke u qetësuar sot ka vetëm dy raste në këtë komunë. Tani ekipet po punojnë në mënyrë intensive në Saraj si dhe në Studeniçan ku sot po anketohen njerëzit”, u shpreh Filipçe.
Një nga problemet kryesore është bashkëpunimi i dobët me qytetaret dhe refuzimi të paraqiten në spital edhe kur kanë simptome, këtë e bëjnë fqinjët e tyre.