Filipçe: Qëllimi i masave të reja, stimulimi i vaksinimit

Të gjitha masat janë të dimensionuar që të stimulohet vaksinimi dhe të ndalet shpërndarja e virusit, kështu ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i komentoi masat e e reja kundre koronavirusit, transmeton Alsat. Filipçe tha se në qytett ku përqindja e vaksinimit është më e lartë ka më pak presion drejt spitaleve.

“Vendimet kanë të bëjnë me hapësirat ku ka ngjarje masive, respektivisht prani masive të njerëzve ku mund të ketë transmision të virusit. Ky është qëllimi dhe logjika pas këtyre masave. Qëllimi është të stimulohet vaksinimi sepse shohim që në qytetet ku ka më tepër vaksinime për momentin nuk ka shtypje drejt spitaleve, flasim për Manastirin, Ohrin, Shtipin, ku përqindja e vaksinimit është rreth 50”, tha mes tjerash Filipçe.

I pyetur se kush do t’i kontrollojë certifikatat gjatë hyrjeve në objekte, Filipçe tha se kjo është kompetencë e Inspetoratit.
“Inspektoratet janë përgjegjës për këtë. Në çdo qendër tregtare do të ketë inspektor? Thash, këto detaje teknike janë në kompetencë të Inspektoratit që e kontrollojnë këtë punë”, theksoi Filipçe.