Filipçe: Propozuam nga e mërkura të fillojë ora policore


Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në rrjetin social fejsbuk ka njoftuar se kanë propozuar vendosjen e orës policore nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, duke filluar nga data 10.03.2021, pra nga e mërkura.

“Ky propozim është përshkak se javëve të kaluar transmision më të madh të virusit ka përshkak grumbullimeve, por edhe mosrespektimit të masave të vendosur”, ka shkruar Filipçe, përcjell SHENJA.
Ai ka bërë apel për disiplinë ngase sipas tij kjo është e nevojshme për të penguar përhapjen e pakontrolluar të virusit.